TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 21:18

Kryeqyteti në lëvizje, mijëra protestues marshojnë pa u ndalur; pjesëmarrje masive në revoltën kundër Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Kryeqyteti në lëvizje, mijëra protestues marshojnë pa u
Marshimi qytetar

Prej më shumë se një ore, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke përshkuar bulevardin, qendrën e qytetit dhe zona të tjera të kryeqytetit. Protesta jo vetëm që nuk është shpërndarë, por po tërheq vazhdimisht qytetarë të rinj përgjatë itinerarit.

Marshimi i protestës qytetare po vazhdon prej më shumë se një ore në rrugët e Tiranës, ndërsa mijëra protestues po lëvizin në grup përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit nën thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në bulevard, kanë kaluar në qendër të Tiranës, janë zhvendosur më pas drejt zonës së Bllokut, te Korpusit Universitar dhe më pas janë kthyer sërish para godinës së qeverisë, pa shfaqur shenja tërheqjeje. Po ashtu ka pasur lëvizje dhe në akse të tjera për tu rikthyer te Kryeminsitria më pas.

Kryeqyteti në lëvizje, mijëra protestues marshojnë pa u

Pamjet nga terreni tregojnë një pjesëmarrje të lartë, ndërsa kolona e protestuesve shtrihet në disa segmente të rrugëve kryesore të qytetit.

“Edi Rama ka mbaru”, “Rama ik”, “Berisha në burg”, “Opozitë e shitur”, “Poshtë komunizmi”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkohuni me ne” janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë marshimit.

Një element që bie në sy është fakti se protesta po fiton mbështetje edhe gjatë lëvizjes nëpër qytet. Shumë qytetarë janë bashkuar me turmën përgjatë rrugës, ndërsa drejtues automjetesh kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes borive të makinave.

Me flamuj kombëtarë në duar, të rinj, studentë, familjarë dhe qytetarë të moshave të ndryshme po vijojnë marshimin, duke e kthyer mbrëmjen në një nga mobilizimet më të mëdha të këtyre ditëve.

Ndërsa protesta ka hyrë në ditën e nëntë, pjesëmarrja jo vetëm që nuk ka rënë, por duket se po arrin nivelet më të larta që nga nisja e lëvizjes, duke mbajtur të mbushura rrugët e kryeqytetit për më shumë se një orë marshim të pandërprerë.

 

marhsim proteste

3 Komente

  1. A
    Abdi Përgjegja

    Në ditën e 10 e 11 çfarë do bëjnë më shumë se kaq....o zotni gazetar ! Rama dhe Berisha në burg,Atdheu nuk do shitet,do shohim sport dhe njerëzit të lodhur do pushojnë...Jo or zotni për të rrëzuar Ramën dhe dëeguar Berishën në pension duhet të bëhet më shumë ,duhet një popull i tërë në protestë,duhet menduar shumë,ja u rrëzuan,kush do të udhëheq,si do funksionojë ky popull pas kësaj...etj etj etj... Me gjithë respektin dhe mbështetjen morale kështu nuk bëhet asgjë,por thjeshtë sa po i bëni nder duke ju dhënë kohë për mbrojtje...

    1. Pak nga të gjitha

      Protestë po duhet kohezion dhe mençuri jo amalgamë revolucionarësh të të gjitha ngjyrave ku tendenca është gijotina pa gjygj … postimi i ben blushit për dhunë në rrjetet sociale është boria e alarmit për ju gazetarët. Kujdes sistemet dictatoriale vijnë me revolucion të rrymave të ndryshme. Nga parrullat duket qarte fryma antiligj e antidemokraci… gijotinë pa gjygj. Rama ne burg Berisha në burg ( pa gjygj) shqipria e shqiptarëve vdekje tradhëtarëve e fshehur me jo e tradhtarëve do të thotë që nesër mund të jenë tradhtarë çdokush që duan revolucionarët . Kujdes! Jo urrejtje jo shfryrje pa valvël …

      1. Shqipetar atdhetar

        1 per cfar protestojne 2 vendi ka nevoj per invesime 3 kush jane keto protestues qe dalin shajne me liber shpie 4 keta protesjne ne interes te kombit shqipetar apo ne interesin personal mendoj se protestjne per interesat e ty se po te ishte ne interesin e qytetareve qe kane lidhje me ekstremiste grek dhe sebomalaze,si fredi apo ferit beleri cim peka ca flamura apo monika qe u paguante agjet rus punonte kudra shtetit shqiptare keta njemi 1000 apo 2000 dymi veta keta nuk perfajsojne kombin vendin tone duhet te ngrehen te gjithe ata qe jane patriot me gjak shqipetari sa jane 2 dy apo tre 3 a kater 4 milion ti ndiekim nga vendi keta trdhetare duke filluar qe nga sali gerdeci e me rradhe cim pi... noken qorrin belerin dulen llapann

        Lini një Përgjigje