Aktualitet28 Shtator 2023, 07:41

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe Juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në skajin Juglindor të Shqipërisë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 21 / 28 °C, në vendet e ulëta 18 / 30 °C dhe në vendet malore 13 / 21 °C.

parashikim moti vranesira