Aktualitet27 Shtator 2023, 23:00

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

Shkruar nga Pamfleti

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë,

Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli, i ftuar në Top Story tha se policia e Kosovës tregoi se ka burra të fortë dhe se politikanët duhet të krihen si Albin Kurti. 

“Kanë ndryshuar të gjithë shqiptarët, në Prishtinë e në Tiranë. Kanë ndryshuar kryesisht politikat.

Bindja jonë se në këtë përplasje qindra vjeçare me Sebrinë ne kemi të drejtë, u shoqërua nga ajo e cila na ka munguar herë pas here, kësaj here jemi më të fortë dhe më të aftë të mbrojmë të drejtën.

Nga momenti që ata burrat e fortë me uniformë ata të policisë së Kosovës arritën të bëjnë atë gjë,  pra arritën të provojnë forcë, sot jemi më ndryshe

Në këto 48 orë, kryesisht në Kosovë, pa përjashtuar edhe Tiranën, të gjithë duhet të veshin xhaketën e Kurtit, madje madje duhet të krihen edhe si Albini. Pa përjashtuar këtu pozitë dhe opozitë, pa përjashtuar këtu Ramën dhe Berishën“, tha Vangjeli.

“Kurti dhe meritave apo dobësive të tij, iu dha shërbimi më i madh. Ishte vërtetim që zoti e do Shqipërinë, edhe kur dalim nga udha e zotit, edhe atëhrerë kur i bëjmë njeri- tjetrit atë që nuk na e bën as armik”, shtoi ai.