Aktualitet21 Maj 2024, 22:28

Kush është 'Edi' në përgjimet e Sky ECC? Tuku: Fola me 'kryetarin'

Shkruar nga Pamfleti

Kush është 'Edi' në përgjimet e Sky ECC? Tuku:

Në përgjimet e SPAK, përveç emrave të Arian Tukut dhe Oltion Zefit, ka dalë dhe emri i Armando Ndrecës, vëllait të deputetit socialist të Lezhës Eduard Ndreca. Armando Ndreca u arrestua dhe me 10 Mars për kultivim të lëndëve narkotike, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërkohë u arrestua pak ditë më parë pasi emri i tij doli në përgjimet e Sky ECC.

Në përgjime, Oltion Zefi dhe Arian Turku flasin për një person të cilin e qujanë Edi në bisedë dhe i referohen si kryetar i Partisë Socialiste të Lezhës. Po ashtu gjatë bisedës ata shkruajnë se “Edi” është vëllai i Armando Ndrecës. “Edi”, sipas tyre ka një sasi kanabis, të cilën mund të ua japë pa para, por ka një kusht, që Tuku dhe Zefi të bëjnë dhe një transport për llogari të tij.

223. Me date 13.10.2020, nje dite pasi Arian Tuku ka mberritur ne Shqiperi, e evidentuar si hyrje edhe ne TIMS me date 12.10.2020 ne oren 18:11 me linjen Ëizz Air Milano nepermjet P.K.K. Rinas, komunikon me Oltion Zefin dhe i tregon se ka komunikuar me Edin, te cilit ne bisede i referohet se eshte kryetari i Partise Socialiste ne Lezhe dhe se mund te ja marrin Edit gjithe sasine e Iendes narkotike pa i paguar para, por i tregon se Edi i ka kerkuar qe t'i benin transport per jashte shteti edhe Edit per nje sasi te tijen. Ariani tregon qe Edi kishte nje sasi prej 300 kg. Oltioni e pyet disa here lidhur me Edin, duke qene mosbesues ne fjalet qe Edi i ka thene Arianit. Me pas gjate kesaj

224. Me date 15.10.2020, Arian Tuku i tregon Oltion Zefit se nuke ka takuar Edin, pasi diten e djeshme (14.10.2020) ka gene me Arben Ndoken, te cilit ne biseda i referohet me "miku", pasi Arbeni ka patur ditelindjen. Referuar certifikates se gjendjes civile, Arben Ndue Ndoka ka lindur me 14.10.1974.

225. Oltioni nderkohe i thote ne bisede qe ka biseduar me nje person nga Serbia per transportin dhe nga biseda le te kuptohet se personi nga Serbia do beje nje prove pa ngarkese ne vendin e fshehur per te provuar nese gjendet apo jo vendi i fshehur. Po lidhur me sasine e Iendes narkotike qe jane te interesuar, Ariani i tregon se ka derguar dike ne Kurbnesh per te marre disa prova lende narkotike me ymim 900 euro kg. Ne oret e mbremjes Ariani i dergon foto te ngjashme me ato te boyeve te lendes narkotike "cannabis sattiva" (hashash), te cilat jane provat e marra ne Kurbnesh. Ne vazhdim bisede ne mbremje, Oltioni e pyet Arianin nese do takohet neser me Edin, dhe Ariani i shpjegon se ka qene i zene ato dite pasi ka gene me Arben Ndoken.

226. Me date 16.10.2020, pasdite rreth ores 17:00, Arian Tuku i shkruan Oltion Zefit dhe i tregon se ka komunikuar me vellane e Edit, Armando Ndrecen, lidhur me lenden narkotike qe kerkojne. Ariani i shpjegon se Armando Ndreca i ka thene ge sasine qe disponon eshte duke e gethur ne kete periudhe (procesi pas korrjes se cannabiss sattiva ku pastrohet boc;ja nga deget) dhe se nuk e di sakte sa kilogram Iende dalin pas procesit te gethjes. Bashkarisht me Armandon kane vendosur ge Armando do bej nje sasi prej 200 kg ku 150 kg jane te Arianit dhe Oltionit dhe 50 kg te tijat. Lidhur me kete, Ariani dhe Oltioni do paguajne 80 mije euro per 150 kg dhe Armando do paguaje 25 mije euro per transport per ne Gjermani. Ariani i tregon Oltionit se pasi te mbaroje qethja nga ana e Armandos, lenden narkotike te shkoje dhe ta shohe Edson Jozëik, te cilit i referohet me emrin "kushja" ne biseda./ZËRI