Aktualitet21 Maj 2024, 21:49

''Dy ish-drejtorë policie biseda në SKY", Prençi: Dy ministra aktualë, miq shtëpie me kokat e bandave kriminale

Shkruar nga Pamfleti

''Dy ish-drejtorë policie biseda në SKY",

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi tha se dy ish-drejtorë të përgjithshëm të policisë janë të implikuar në “SKY’’ dhe “Encrochat’’ me grupet kriminale. Ai shton se dy ministra aktualë të qeverisë, janë miq shtëpie me personazhe të botës së krimit.

“Sipas meje një ish drejtor i përgjithshëm i policisë i sigurt, njërin e kam me dyshim.

Akoma nuk e kam marrë informacionin e besueshëm.

Por mua më rezultojnë dy ish drejtorë të përgjithshëm policie të implikuar në ‘’SKY’’ dhe ‘’Encrochat’’ me grupet më të rrezikshme kriminale.

Dy ministra aktualë, të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, njëri dy personazhe të botës së krimit i ka miq shtëpie.

Kontribut maksimal për ti ndihmuar.

Tjetri gjithë grupet në lidhje.

Mos me thënë qendra e menaxhimit të sallës operative të grupeve kriminale.

Koha do ta vërtetojë.

Rrugëtime jashtë shtetit me kokat e bandës, ministrat dhe gratë e ministrave me gratë e kriminelëve”, tha Prençi për “Ora News”.