Aktualitet21 Maj 2024, 21:38

Operacioni i SPAK, Çollaku: Të përfshirë tre deputetë socialistë, Ndoka iu fut politikës kur Rama shpalli aleancën e ''qelbësirave''

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Çollaku: Të përfshirë tre deputetë

Gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me megaoperacionin e SPAK. Ai tha se në dosjen e SPAK-ut janë tre emra deputetësh të partisë socialiste.

Teksa përmendi Arben Ndokën, Eduart Ndrecën dhe Rrajat ai tha se Noka iu fut rrugës së krimit kur u dënua në Itali ndërsa politikës kur Rama shpalli aleancën e “qelbësirave”.

“Vetëm në këtë episod të publikuar janë tre deputetë të partisë socialiste.

Arben Ndoka, Eduart Ndreca dhe Rrajat, histori vrasje, histori trafiku me tonaleta drogë.

Janë oficerë policie dhe banditë në një sofër bashkërisht, duke vrarë, duke trafikuar drogë, duke prodhuar pushtet për këta që e bashkëndajnë.

Këtu ngjarja më e rëndë është për politikanët dhe njerëzit e policisë dhe jo për ata të botës së krimit që ne i njohim prej vitesh si emra.

Ndoka i ka hyrë rrugës së krimit që kur u dënua në Itali.

Politikës i hyri kur Rama shpalli aleancën e “qelbësirave’’ dhe këta i duheshin.

Vetëm tek ky fashikull kemi tre emra deputetësh e emra drejtuesish policie ku 30 prej të cilëve i mungojnë arrestit”, tha Çollaku për “Ora News”.