Aktualitet21 Maj 2024, 21:20

Operacioni i SPAK, gazetari: Shumë efektivë partnerë me grupet kriminale, u siguronin armë!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, gazetari: Shumë efektivë partnerë me grupet

Gazetari, Jul Kasapi ka folur rreth operacionit të SPAK. Ai tha se policia është kthyer në partnere të krimit.

Ai deklaroi se efektivë të RENEA-s, u bë partner i kriminelëvë, duke u siguruar armë. Kasapi tha se nga një anë policia shet  denoncuesit e parcelave me kanabis nga ana tjetër i ofron armë nga më të ndryshme grupeve kriminale.

“Më së shumti ajo që të bën përshtypje veç historive se si do të kryheshin vrasjet, ajo që mua më ka bërë përshtypje është intriga në të gjithë historinë e përplasjeve jo vetëm mes grupeve kriminale.

Unë mendoj se më shumë duhet të bazohemi tek ajo që ndodh në të vërtet se si policia është kthyer ndonjëherë në partnere të krimit.

Se si është bërë partnere me krimin dhe qyteti i Lezhës e tregon më së miri këtë. Se si forcat speciale elitë RENEA, janë bërë partnere të krimit duke siguruar armë. Se si policia shet nga ana tjetër denoncuesit e parcelave me kanabis, se si policia i ofron armë nga më të ndryshme grupeve kriminale.

Dhe në fund, politika me krimin dhe këtë na e ka treguar deri tani vetëm qyteti i Lezhës por nga ana tjetër ne nuk kemi parë qytetet e tjera”, tha Kasapi për “OraNews”.