TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2025, 22:43

Kush i informoi atentatorët e Rinasit? Ish-drejtuesi i policisë: Armikun gjithmonë kërkoje brenda çatisë tënde!

Shkruar nga Pamfleti

Kush i informoi atentatorët e Rinasit? Ish-drejtuesi i policisë:

Atentatorët që ekzekutuan Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin në rreth-rrotullimin e Rinasit të martën, me shumë mundësi kanë pasur informatorë nga brenda radhëve të uniformave blu.

Kështu u shpreh ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti, i ftuar në Terminal nga Auora Sulçe në A2 CNN.

Që ka informatorë dhe janë rakorduar është më se e vërtetë. Tani, se kush janë? Është një shprehje e vjetër sudaneze, thotë: “Gjithmonë kërkoje armikun brenda çatisë tënde”. Pra koncepti kryesor është shprehja, kërkoje armikun brenda çatisë tënde. Pra policia fillon njëherë ta kërkojë te shtëpia e vet, pastaj të vazhdojë tjetra”, tha Ahmeti.

Në atentatin e të martës, persona të armatosur me kallashnikovë qëlluan në drejtim të një mjeti teksa po dilte nga Aeroporti i Rinasit. Gilmando Dani mbeti i vdekur në vend, ndërsa Mustafa Sheqeri, ndërroi jetë të shtunën në spital.

 

Lini një Përgjigje