TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2025, 21:18

Të hënën protesta e PD, nis ‘blindimi’ i hyrjes së Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Të hënën protesta e PD, nis ‘blindimi’ i hyrjes
Nis ‘blindimi’ i hyrjes së Kryeministrisë

Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë. Ndërkohë ka nisur blindimi me kangjella i hyrjes së Kryeministrisë.

 

Kryedemokrati Sai Berisha është shprehur se këto protesta do jenë të përjavshme duke nisur kështu aksionin e opozitës.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha konkretisht se do vendoset një foltore përpara kryeministrisë dhe një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të flasin.

Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Domethënë, ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist, apo në historinë e këtij vendi.
Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre.

Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste.

Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”, u shpreh Berisha.

Kjo do jetë protesta e parë e PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Lini një Përgjigje