TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 11:05

Kushtetuesja i dha të drejtë gazetarit Qyno, GJKKO: SPAK t’i kthejë materialet e fundit të sekuestruara

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja i dha të drejtë gazetarit Qyno, GJKKO: SPAK t’i

Gazetari Elton Qyno ka fituar një tjetër përballje ligjore me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendosi të detyrojë SPAK-un t’i kthejë një material të sekuestruar.

Vetë gazetari Qyno, pas seancës në GJKKO tha së bëhet fjalë për 54 fletë me deklarime të personave të pandehur, të cilat ishin sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e tij në dhjetor 2023 dhe nuk ishin rikthyer.

“Kishim bërë një kërkesë për kthimin e një nga provat e fundit që SPAK mbante të sekuestruar. Bëhet fjalë për 54 fletë deklarime që i përkisnin një procesi gjyqësor në GJKKO. Edhe pse Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin e tyre, SPAK këmbëngulte për ta mbajtur, duke mos i rikthyer si send që unë, si gazetar investigativ, e kisha siguruar nga rrugë burimore”, tha Qyno pas seancës.

Ai shtoi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi SPAK dhe e urdhëroi që të asgjësohen të gjitha të të dhënave kompjuterike që iu sekuestruan gazetarit, ai i dërgoi një kërkesë zyrtare edhe kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani, për kthimin e materialeve të mbetura.

“Dumani e refuzoi përmes një shkrese zyrtare, ndaj iu drejtuam gjykatës. GJKKO na dha të drejtë dhe gjyqtari urdhëroi kthimin e provë”, shtoi Qyno.

Më 22 prill, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për çështjen e publikimit të dosjes sekrete duke rrëzuar treshen e prokurorëve të SPAK, Ols Dado, Bledar Maksuti dhe Behar Dibra. Sipas Kushtetueses urdhërimi nga prokurorët e posaçëm për të treguar burimin e informacionit është antikushtetues dhe vendosi asgjësimin e materialeve të sekuestruara të gazetarit.

Lini një Përgjigje