
Analisti Martin Leka ka folur për situatën politike në vend pas zgjedhjeve.
Ai tha se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që u futën në garë për të luftuar dy partitë kryesore tradicionale PS dhe PD, por kjo shpresë nuk u konkretizua në rezultat.
Leka theksoi se këto parti morën një numër të madh votash, por sipas tij dështuan t’i menaxhojnë dhe nuk patën organizim të mirëfilltë. Martin Leka tha gjithashtu se Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës.
“Të gjithë kishim shpresa të partitë e vogla, kemi 6 parit, që kanë marrë 250 mijë vota në këto zgjedhje. Këto vota nuk janë vota personale, siç i ka votat personale siç i ka Rama dhe Berisha, por këta i kanë vota, të cilat po të menaxhohen mirë nga liderët e tyre, që të ishin në një koalicion të përbashkët, duhet të kishin thyer gjithë koracën e madhe të pushtetit dhe të opozitës së Sali Berishës.
Do kishim një realitet tjetër politik në Shqipëri, por këta kanë zgjedhur modelin e vjetër, që do të thotë se kanë marrë më të keqen e Edi Ramës dhe më të keqen e Sali Berishë në kuptimin e liderit të partisë. Kjo bëhet për interesin vetjak. Kjo komedi duhet të mbarojë”, u shpreh ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje