
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijon të ngatërrojë Armeninë me Shipërinë.
Teksa u shfaq drejtpërdrejt në Fox Neës, u mburr edhe një herë me aftësinë e tij për të "zgjidhur luftërat".
Si shembull të një "lufte të pazgjidhshme" që ai, pra, arriti ta zgjidhte, ai përmendi luftën midis Azerbajxhanit dhe... Shqipërisë
"Unë zgjidh luftëra që ishin të pazgjidhshme. Ah, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Kjo vazhdoi për shumë, shumë vite. Kisha kryeministra dhe presidentë në zyrën time. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit. Një karrige ishte këtu, tjetra ishte atje. Unë thashë, 'Djema, afrohuni. Ejani. Ai tha, E dini, unë po luftoj, tha njëri prej tyre. Të dy janë djem të shkëlqyer. Ai tha, kam luftuar për 22 vjet. Kam vrarë popullin e tij për 22 vjet. Ai ka qenë këtu për 22 vjet. Tjetri ka qenë këtu për shtatë vjet. Ai tha: Kam vrarë njerëzit e tyre për shtatë vjet. Unë them: Le të përqafohemi dhe të pajtohemi. Dhe, gjithsesi, e zgjidhëm problemin”, tha Trump.
Trump confused Armenia with Albania during a Friday interview on Fox News.
— NEXTA (@nexta_tv) September 12, 2025
“I ended wars that were thought to be unsolvable. Azerbaijan and Albania. It went on for many, many years,” he said. pic.twitter.com/86KJvi17Rm
Lini një Përgjigje