TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2025, 15:29

Lufta për kontrollin e BKH! Nesër në KLP del shqetësimi se institucionet kanë përplasje për zgjedhjen e drejtuesit

Shkruar nga Pamfleti

Lufta për kontrollin e BKH! Nesër në KLP del shqetësimi se

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në tavolinën e Këshillin të Lartë të Prokurorisë.

Veç raportimit të prokurorit të përgjithshëm, në rend dite është shtuar edhe kërkesa e shefes së BKH për tu informuar mbi çeljen faktike të një gare mbi mandatin e radhës, që tregon mungesën e komunikimit mes zyrtarëve. Njoftimi zyrtar i SPAK flet për hapjen e procesit të riemërimit për kreun e BKH që ligji ja garanton Aida Hajnaj edhe një mandat të dytë riemërimi kur i mbaron i pari.

Por ky është vetëm titulli i procesit që po ndodh dhe jo thelbi.

“Në përmbajtje të njoftimit publik është e qartë se nuk po ndodh një proces riemërimi i zonjës Aida Hajnaj, e cila që në ditët e saj të para të marrjes së mandatit nuk pati aspak marrëdhënie të mira me SPAK-un edhe kur ai drejtohej nga z.Arben Kraja, i cili në fund të mandatit pesë vjeçar të Hajnës është pjesë e komisionit përzgjedhës të kandidatëve dhe aplikantëve. Pra nuk jemi në një proces riemërimi por garimi”.

Në njoftimin publik të titulluar siç e kërkon ligji si proces riemërimi, ka të drejtë  për të konkurruar për postin e drejtuesit të BKH  kushdo që ka eksperiencë si prokuror, punonjës i policisë së shtetit, policisë gjyqësore dhe hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aplikaniti më pas  do ti nënshtrohet shtatë provimeve të tjera që janë  testi logjik, mjekësor, fizik, ese me shkrim, interviste, poligrafi dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë./TCH

Lini një Përgjigje