Aktualitet15 Dhjetor 2023, 17:56

Manja reagon për ngjarjen në burgun e Peqinit: Situata nën kontroll, nuk është cenuar siguria e stafit

Shkruar nga Pamfleti

Manja reagon për ngjarjen në burgun e Peqinit: Situata nën

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar mbi kaosin që ndodhi në burgun e Peqinit. Sokol Mjacaj vrau një të burgosur dhe plagosuri një tjetër, një ngjarje e paprecedentë brenda një ambienti të vuajtjes së dënimit.

Manja shkoi vetë në Peqin dhe në një prononcim për mediat tha se situata është në kontroll dhe nuk është cenuar në asnjë moment siguria e stafit.

Dua të garantoj familjarët e të dënuarve, që situata  është në kontroll. Autori  i kësaj ngjarjeje,  është një i dënuar me burgim ë përjetshëm, që po vuante dënimin këtë dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtësisë.

Autori është vënë i gatshëm institucioneve të drejtësisë. Ngjarja është e rëndë, por për asnjë moment nuk ka pasur cënim të jetës së stafeve tona. nPër detaje të tjera duhet të presim rezultat e hetimit.

Për dinamikën e ngjarjes, është çështje që i përket hetimit dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.

Pasi të merret në pyetje autori, do të ketë nj deklaratë për shtyp, për aq sa lejon hetimi”, tha ndër të tjera Manja.

I pyetur për urdhrin e vendosjes së të gjithë burgjeve në vend në sigurinë e lartë, Manja u shpreh se kjo ngjarje e ka përshpejtuar urdhrin që sipas tij është një praktikë që bëhet çdo vit në prag të festave.


Manja theksoi se situata e rendit dhe sigurisë është nën kontroll dhe se në ditët në vijim do të ketë të tjerë të burgosur të rrezikshëm që do të vendosen në regjimin e posaçëm “41biss”.

Është e vërtetë që u kaluan të gjithë burgjet në sigurinë e lartë. Kjo ngjarje e përshpejtoi nxjerrjen e urdhrit për rritjen e nivelit të gatishmërisë në burgjet e vendit, sepse është praktikë që bëhet çdo vit në prag të festave. Kjo ngjarje sigurisht e përshpejtoi nxjerrjen e këtij urdhri.

Të gjithë familjarët e të dënuarve në institucionet tona të qetësohen, kjo është ngjarje e rëndë, por situata e rendit dhe sigurisë është nën kontroll. E fundit sa i takon regjimit të posaçëm, ka filluar që dje procedurat, janë vendosur dy të parët dhe do të ketë të tjerë që do të vendosen në regjim ditët në vijim”, u shpreh ai.