Gjashtë muaj pas kalimit të vettingut, krye policit Ilir Proda i doli një nga zullumet e lidhjes me krimin, konkretisht me krerët e bandës “Çopja” në Elbasan, duke i njoftuar për aksionin e arrestimit të tyre, provë për të cilën, SPAK i ka sekuestruar telefonin...
Më 8 mars 2024, Komisioni i Vettingut, ka konfirmuar në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në atë kohë Drejtor i Policisë së Elbasanit, duke e vlerësuar me deklarimie të sakta për pasurinë, të aftë profesionalisht e me figurë të pastër.

Por relacioni hetimor i hartuar nga komisioneri Henri Naqellari dhe i miratuar nga kryetarja Bora Vrenja e anëtare Loreta Hanxhari, nuk përputhet me të vërtetën e pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtinë e figurës së krye policit Ilir Proda gjatë 11 detyrave në vitet 2005-2023.
Faki i parë/ Komisioni i vettingut ka favorizuar Ilir Prodën, duke e nisur hetimin e pastërtisë së figurës nga viti 2017 e jo nga viti 2005, kur ai hyri në polici, kur ligji e detyron nga dita parë e punës.
Nuk i janë përfshirë 12 vite aktivitet, sepse nga gushti 2005 kur hyri në polici e deri në qershor 2013, Ilir Proda u raportua në 53 raste nga SHISH e Anti-mafia dhe u denoncua, për favorizim ndërtimesh të paligjshme, lidhje me grupe pastrimi parash kontrabande, prostitcioni e droge.
Ndërsa gjatë detyrës Shef i Komisaritatit Nr. 2 në Tiranë, Ilir Proda, përveç favorizimit të eksponentëve të krimit, mos pranim e fshehje kallëzimesh e fshirje të raporteve të vartësve, u procedua penalisht për dhunë fizike të një zonje, që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj mikut të tij.
Në raportin hetimor të komisionit, nuk është pasqyruar shkarkimi në dhjetor 2014, dhe transferimi në Bulqizë deri në muajin shkurt 2016, ku dhe atje u përfshi në pazare me biznesmenët e kromit, kontrabandistët e vrasësit dhe u largua me zero zbulime e goditje krimesh.
Faki i dytë/ Krye polici Ilir Proda, ka mashtruar për blerjen e dy apartamenteve 52.9 m2, 119 m2 në Tiranë, duke deklaruar të dhëna kontradiktore, të cilat komisioni i vettingut ia ka quajtur të sakta, por dhe transaksione e llogari, për të cilat nuk i është kërkuar burimi i të ardhurave.
Për apartamentin 52.9 m2 Ilir Proda, deklaroi se e ka blere me kredi në BKT dhe me 8 milionë lekë cash dhe 8.6 milionë lekë dhuratë nga babai, të cilat ia ka paguar dorazi, por nuk sqaron burimin të ardhurave me të cilat shlyen kredinë 34 milionë lekë.
Deklaron, se në datën 28.01.2017, ka blerë apartament 119 m2 në Tiranë e vlerë 70 milionë lekë; apartament të cilin e porositi dhe pagoi biznesmeni Ylli Cara, por ia dha krye policit Ilir Proda, ndërsa ky do ta shlynte me keste te biznesmeni, kur të kishte mundësi e jashtë sistemit bankar.
Biznesmeni Ylli Cara, ka deklaruar se i ka paguar vlerën e apartementit, ngaqë ka njohje me babain Agim Proda, por sipas të dhënave, rezulton se Ylli Cara, pronar i agjencisë “Star Tours”, prej vitit 2017 kur porositi apartamentin, është ortak 50% me Ilir Prodën, në firmën “Sara&Kristi” që jep automjete me qira pranë Komisariatit Nr.3.
Për firmën “Sara & Kristi”, Ilir Proda deklaron së në datën 4 dhjetor 2018 është largaur nga ortakëria me Ylli Carën, por faktikisht ata e kanë kaluar biznesin në likuidim me një familjare të tyre, ndërsa aktiviteti vazhdon akoma e Ilir Proda figuron ortak me 50%.

Lidhur me profesionalizmin, për Ilir Prodën nuk ka asnjë të dhënë për vitet 2005-2017 e 2019-2020, ndërsa në vitet 2018 e 2021 është vlerësuar me 27 e 28 pikë nga 100 pikë maksimale.
Por në vitin 2022, ai paska studiuar shumë e është aftësuar dhe është vlerësuar me 100 pikë; ndërsa lidhur me afatet e marrjes së gradave, rezulton sikur ka 29 vite në polici, kur në fakt ka 19 vite.
Gjashtë muaj pas kalimit të vettingut, krye policit Ilir Proda i doli një nga zullumet e bashkëpunimim me krimin, konkretisht me krerët e bandës “Çopja” në Elbasan, duke i njoftuar për aksionin e arrestimit të tyre, provë për të cilën, SPAK i ka sekuestruar telefonin./Pamfleti
Lini një Përgjigje