TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2025, 17:38

Mbi 114 mijë të rinj zgjedhës për herë të parë në 11 maj, shumica të painteresuar për politikën

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 114 mijë të rinj zgjedhës për herë të

Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë 114 642 të rinj. Nëse votuesit e rinj do të merrnin pjesë të gjithë në zgjedhje, 18-vjecarët votues do të nxirrnin mesatarisht deri 10 mandate deputetësh në kuvend.

Tirana, qarku më i madh i vendit, ka edhe numrin më të lartë të maturantëve votues. 28.569 votues përherë të parë mund të përcaktojnë fatin dy kandidatëve për deputet për legjislaturën e ardhshme.

Ndërsa vota e të rinjve të  Fierit, Durrësit dhe Elbasanit mund zgjedhë nga një deputet për secilin qark.

Po kaq e rëndësishme është vota e të rinjve edhe në qarqet e tjera. Por me sa duket maturantët votues janë më pak të interesuarit ndaj politikës në Shqipëri.

18-vjeçarë pranë gjimnazeve të Tiranës, të pyetur nga A2 CNN pranojnë se nuk i njohin programet e as kandidatët. Vota e tyre në 11 Maj më se shumti orientohet nga bindjet dhe interesat e familjes.

Të shumtë janë 18-vjeçarët që jo vetëm nuk besojnë tek politika por as nuk do të shkojnë në votimet e 11 Majit. Thonë se nuk njohin kandidatet, programet e as drejtuesit aktualë të institucioneve të rëndësishme të vendit.

Madje dhe ata politikanë që në këto zgjedhje u përpoqën të tërhiqnin online vëmendjen e të rinjve, nga  këta të fundit njihen më shumë si  personazhe Tik-Toku. Për shumë të rinj të intervistuar, votues për herë të parë  11 Maji është një ditë e zakonshme pushimi. Thonë se presin provimet e Maturës Shtetërore me shpresën për t’u larguar jashtë vendit./A2CNN

Lini një Përgjigje