TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 22:53

Mbyllet marshimi i ditës së 27-të, protestuesit rikthehen te Kryeministria

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet marshimi i ditës së 27-të, protestuesit rikthehen te
Mbyllet marshimi

Ka përfunduar marshimi i ditës së 27-të të protestës qytetare kundër qeverisë dhe kastës politike.

Pas itinerarit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë, aty ku nisi edhe tubimi i kësaj mbrëmjeje.

Gjatë marshimit, qytetarët përshkuan disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur vazhdimisht thirrjet "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëri e re", "Rama në burg" dhe "Berisha në burg", duke ritheksuar se revolta tashmë nuk është vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë kastës politike.

Pas rikthimit para Kryeministrisë, organizatorët deklaruan se protesta nuk mbyllet me marshimin e kësaj mbrëmjeje. Një pjesë e protestuesve kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës përpara godinës së Kryeministrisë, në pritje të protestës kombëtare të paralajmëruar për ditën e nesërme.

Organizatorët presin që tubimi i së shtunës të shënojë pjesëmarrjen më të madhe që nga nisja e revoltës, me qytetarë që pritet të mbërrijnë në Tiranë nga qarqe të ndryshme të vendit.

Me përfundimin e marshimit të ditës së 27-të, protestuesit ritheksuan se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar protestën si një lëvizje qytetare për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri.

 

marshim proteste

Lini një Përgjigje