TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 21:39

“Të shkojmë te SPAK-u”/ Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Shkruar nga Pamfleti

“Të shkojmë te SPAK-u”/ Mbyllet tubimi para

Protestuesit janë shprehur se do të zhvendosen para godinës së Prokurorisë së Posaçme SPAK...

Tubimi para Kryeministrisë është mbyllur pas më shumë se dy orësh fjalime dhe thirrjesh për largimin e kastës së vjetër politike. Me mbylljen e tubimit, protestuesit kanë nisur marshimin e përnatshëm rrugëve të Tiranës.

Ndryshe nga herët e tjera, sonte protestuesit janë shprehur se do të zhvendosen para godinës së Prokurorisë së Posaçme SPAK, për t’i kërkuar që të godasë politikanët e korruptuar dhe ata të përfshirë në afera të ndryshme.

Vlen të theksohet se protesta e sotme ka pasur një skenar disi ndryshe nga ai i ditëve të mëparshme. Fillimisht pas grumbullimit te sheshi ‘Skënderbej’ rreth orës 19:00, protestuesit kanë marshuar në drejtim të Kuvendit, ku po zhvillohej seanca plenare.

Në momentin që protestuesit u mblodhën para Kuvendit, brenda në Parlament ndodheshin vetëm deputetët e mazhorancës, të cilët po votonin Amnistinë Penale dhe Kodin e ri Rrugor.

Pas kësaj protestuesit sërish surprizuan me lëvizjen e radhës, duke u zhvendosur para Selisë së PD-së, ku në kor thirrën; ‘opozitë e shitur’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në Burg”.

Kujtojmë se kjo është protesta e 19-të e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë establishmentit. 

protesta spak

Lini një Përgjigje