Aktualitet 4 Mars 2024, 22:10

Mediat greke sulmojnë Irena Gjokën, Kodiana Lala: Ky është skandal më vete, gjyqtarët s’duhen intimiduar!

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke sulmojnë Irena Gjokën, Kodiana Lala: Ky është

Ditën e sotme në mediat greke u publikua një artikull, ku sulmohej gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është një nga gjyqtaret e çështjes Beleri, me pretendimin se ajo ka qenë e arrestuar dhe dëbuar nga Greqia dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt gjatë vettingut.  Artikulli i mediave greke vjen një ditë para procesit ndaj Belerit.  

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", tha se gjyqtarët nuk mund të sulmohen dhe intimidohen dhe se ende është e paqartë nëse pretendimet e shtypit grek janë të vërteta.

"Unë kam mbajtur qëndrimin që njerëzit e drejtësisë nuk duhen intimiduar. Këtë qëndrim kam mbajtur dhe do të mbaj. Por në momentin që një gazetë hedh dyshime, institucionet do të duhet ti verifikojnë. Nëse të dhënat qëndrojnë, kompromentohet procesi. Nëse nuk qëndrojnë dhe bëhet sulm ndaj gjyqtares edhe ky është skandal më vete.

E kam parë deklaratën e zonjës Gjoka, është një nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës së Posacme. Ngrihen dyshime për mënyrën se si është bërë vettingu. Zonja Gjoka ka pranuar se i ka mbajtur të tre mbiemrat. Gazeta greke ngre pretendime që zonja Gjoka ka udhëtuar vite më parë në drejtim të Greqisë përmes dokumentave të falsifikuara dhe ka tentuar të prezantohet si minoritare.

Ata pretendojnë se kanë një dokument gjyqësor, që kur pala greke ka marrë urdhër për ta dëbuar, i është drejtuar gjykatës dhe ka patur procedura.

Nëse do të rezultojë e vërtetë, mund të afektojë të gjitha proceset e tjera. Nëse zonja Gjoka nuk e ka deklaruar këtë rekord në procesin e vettingut, mund të përbëjë shkak për një hetim nga ana e ILD dhe kërkesë për shkarkimin e saj", tha Lala.

lala