
Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka deklaruar se numri i personave që janë pjesë e Forcave të Armatosura është katastrofë.
Këtë deklaratë ai e bëri nga studio e ‘Quo Vadis’ në “Vizion Plus”, teksa shtoi se aktualisht janë 2300 persona të veshur me rroba ushtarake, duke theksuar se nuk pranon asnjë njeri që të bëhet pjesë e ushtrisë.
“Struktura e njësive të FA nuk ndryshon. Njësoj e kanë rusët, kinezët, kanë bataljonin, togën etj. Të duhet cilësi, sepse me zhvillimin e teknologjisë, ajo që bën ndryshimin në luftë është sasia dhe jo cilësia. Jam dakord që duhet të kemi cilësi, por duhet edhe sasia në bazë të kushteve që kemi.
Kjo bazë u caktua në 2014 në mbledhjen e Bukureshtit dhe u diskutua për dy baza ushtarake në ndihmë të NATO-s dhe një u gjet në Bullgari dhe u përcaktua që baza tjetër duhet të ishte në Shqipëri. Kur u mor ky vendim, u vizitua baza dhe niveli i investimit, 56 milionë euro. Pista ishte me beton u bë me asfalt, u bë ristrukturimi i kullës dhe mjetet e komunikimit.
Numri i FA është katastrof. Trupa me uniformë kemi 2300 veta, nuk pranojmë më të shkojnë”, tha Goxhaj.
Lini një Përgjigje