Aktualitet19 Korrik 2023, 07:42

Mentor Kikia paralajmëron zhvillime në kampin rozë: PS mund të ketë përçarje

Shkruar nga Pamfleti

Mentor Kikia paralajmëron zhvillime në kampin rozë: PS mund

Gazetari Mentor Kikia tha se në PS mund të ketë përçarje, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama do të vijojë të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa opozita është në këtë gjendje.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se opozita nuk mund të ngrihet, duke shtuar se Lulzim Basha e ka bërë kohën e tij. Ai shtoi gjithashtu se ky i fundit do të rikthehet si kryetar por nuk do të ketë parti.

“Për aq kohë sa opozita është kështu siç është kingu është në kështjellë. Pushteti ka bukë për të gjithë dhe sa ka bukë nuk ka revolucion. Revolucioni ndodh kur populli ska bukë të mbushë barkun. Opozita kështu siç është katandisur sot, nuk mund të ngrihet, sepe Lulzim Basha me apo pa arsye, me apo pa Berishën mbi supe, Basha e bëri kohën e tij. Basha do rikthehet si kryetar por nuk do të ketë parti”, tha ai.

mentor kikia ps percarje