TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2024, 07:38

Merr kthesë moti në vendin tonë, sa do të shkojnë sot temperaturat

Shkruar nga Pamfleti

Merr kthesë moti në vendin tonë, sa do të shkojnë sot

Vendi ynë në orët e paradites paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh në zonat bregdetare dhe kalime vranësirash në pjesën tjetër të territorit, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat malore.

Ndërsa duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat e shpeshta të shfaqen pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Por gjatë orëve të pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore por pjesërisht edhe zonat qendrore rrezikohen nga rrebeshet e izoluara.

Mbrëmja dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova gjatë paradites mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime në zonat Jugperëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore. Por parashikohet që në orët vijuese vranësirat të pësojnë zhvillime, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Pritet që në zonat Veriore dhe Lindore të ketë edhe rrebeshe shiu. Ndërsa gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Lini një Përgjigje