Aktualitet26 Tetor 2023, 11:59

Merret në mbrojtje 26 vjeçarja që u përdhunua në Vlorë, Avokati i Popullit: Hetime të shpejta, autorët para drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

Merret në mbrojtje  26 vjeçarja që u përdhunua në

26 -vjeçarja e cila u bë viktimë e përdhunimit në grup në qytetin e Vlorës është marrë në mbrojtje.

Mësohet se vajza e cila vinte nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura është sjellë në Tiranë ku dhe është marrë në mbrojtje.

Aktualisht në burg janë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri të cilët akuzohen për 2 vepra të rënda penale, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim, për të cilën rrezikojnë dënimin nga 5-15 vjet burg’ dhe për nxitje për përdorimin e drogës, vepër sipas Kodit Penal, dënohet nga 5-10 vjet burg. Dy të tjerë janë në kërkim.

Ndërkohë përmes një reagimi Avokati i Popullit inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme, si dhe nënvizon se duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku është shënuar rasti i rëndë i përdhunimit të një vajze 26 vjeçare. 

Referuar rrethanave të bëra publike në media kjo është një ngjarje shumë e rëndë ndaj së cilës duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.

Avokati i Popullit i inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme.

Ndërkohë, sikurse është bërë me dije në opinionin publik, të tjera incidente janë shënuar në lidhje me këtë rast, që përfshijnë përdorimin e dhunës verbale, gjuhës denigruese dhe kërcënimit për jetën drejtuar gazetares Afrovita Hysaj, e cila ka raportuar mbi ngjarjen e rëndë.

Avokati i Popullit, dënon ashpër çdo formë që cënon lirinë e shprehjes, të cilën nuk e konsideron një privilegj por një të drejtë themelore. 
Sulme të tilla në një shoqëri demokratike janë të pajustifikuara dhe cënojnë ndër të tjera kurajon profesionale për gjurmimin e së vërtetës.
Në sferën e lirisë së shprehjes, Avokati i Popullit është i angazhuar për të siguruar që kjo e drejtë themelore të mbetet e pacënuar, duke i inkurajuar të gjithë profesionistët e medias ta sfidojnë padrejtësinë dhe t’i japin zë mbrojtjes së të vërtetës.