Aktualitet26 Tetor 2023, 10:50

Arrestohet me urdhër të SPAK në zyrën e saj ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet me urdhër të SPAK në zyrën e saj ish-drejtoresha
Artan Lame dhe Rajmonda Dashi

Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar me urdhër të SPAK ditën e sotme teksa ishte në zyrën e saj.

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Momenti i shoqërimit duket se ka shkaktuar panik te punonjësit, pasi mësohet se ishin 3 oficerë të policisë, të cilët e kanë shoqëruar jashtë ambienteve të institucionit.

Më 15 dhjetor të vitit 2021 Rajmonda Dashi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit dhe në vend të saj u emërua Risena Xhaja.

Edhe pse në atë kohë ishin të paqarta arsyet e këtij vendimi, shoqërimi i sotëm i Dashit duket se ka të bëjë me abuzime dhe shkelje me pronat dhe hipotekat në Durrës gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën si drejtuese e Kadastrës së këtij qyteti.

Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen drejtuesja e Kadastrës së Durrësit me kërkesë të  ish drejtorit të përgjithshëm të Kadastrave, Artan Lame, ndërsa nuk u bënë me dije arsyet e kërkesës për shkarkim.

 

 

rajmonda dashi arrestim spak