Aktualitet26 Tetor 2023, 11:16

Arrestimi i ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës, Klodiana Lala: Hetimi ka nisur tre vite me parë, i morën telefonin!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës, Klodiana
Klodiana Lala

Bëhet fjalë për një çështje që ka nisur tre vite me parë, për tjetërsimin e pronave në kohën kur ajo ishte drejtoreshë në Kadastrën Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.

Sipas Lalës, ndalimi i Dashit, e cila aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës Kamëz Vorë është bërë me urdhër të SPAK.

Rajmonda Dashi sipas të dhënave rezulton se punonte në drejtorinë Kamëz Vorë. Bëhet fjalë për një çështje që ka nisur tre vite me parë, për tjetërsimin e pronave në kohën kur ajo ishte drejtoreshë në Kadastrën Durrës. Mësohet se i kanë sekuestruar edhe celularin.

Ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë dalim, por mësohet se oficerët e kanë informuar brenda në zyrën e saj të punës. I kanë sekuestruar celularin dhe më pas e kanë ndaluar”, tha gazetarja Lala.



klodiana lala arrestimi i ish-drejtoreshës së kadastrës durrës