
Analisti Arjan Curri tha se polica kishte informacione që Meta mund të arratisej drejt Hungarisë.
Ai tregoi se nga informacionet e policisë që duhen marrë me rezerva, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë fundjavën e shkuar, Meta ka bërë një telefonatë me Hungarinë që është përgjuar dhe që pretendohet të ketë qenë një tentativë arratisjeje në këtë vend siç bëri ish-kryeministri i RMV, Gruevski.
“Nga ana tjetër, ne shohim që edhe në momentin e arrestimit, edhe pse është i padenjë për një ish-president, nuk jam dakord me atë, gjithësesi shohim që Meta reziston. Në psikikën e tija i nuk e kishte pranuar se do arrestohej. Edhe pse thoshte që nuk trembem. Edhe pse ne kemi paralajmëruar dhe unë e kam thënë disa herë se ai do arrestohet dhe doli Gjokutaj dhe më tha mos e thuaj më se nuk na ndihmon. Të mbledhur të gjitha këto unë arrij në konkluzionin se Meta hapi shumë fronte lufte njëkohësisht dhe kjo që i ndodhi është rezultati. Kam që në qershor ju them emrin masa se do ju arrestojnë. Ju kam bërë thirrje dhe të arratisen. Madje informacioni i fundit nga policia, Meta kishte menduar dhe një arratisje. Ka qenë nga e premtja në Kosovë, por edhe këto janë me rezerva. Sipas polcisë, ka pasur një telefonatë nga Kosova me Hungrinë, e cila është përgjuar, kishte dyshime për arratisje drejt Hungarisë. Duke imituar Gruevskin. Por sipas të burimeve nuk ka marrë garanci nga autoritetet hungareze. Ju e dini vizitën e fundit të Ramës në Hungari”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje