TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 13:16

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb
‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Biznesmenin Pëllumb Gjoka

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka, në kuadër të procedimit penal të njohur si operacioni “Metamorfoza”.

SPAK rilexoi pretencën për dosjen e “Metamorfozës”, pasi dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë dhe iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar.

Për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, kërkoi 9 vite burg. Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe u ulet 1/3 e dënimit.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

Sakaq, biznesmeni Pellumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë, po gjykohen me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.

Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tria shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.

Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën.

Pretenca e SPAK dhe akuzat

- Pëllumb Gjoka, 14 vite burg, akuzuar për sigurim kushtesh e mjete materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasve Kleanthi Musabelliu dhe Dorian Duli, armëmbajtje pa leje, grup kriminal dhe korrupsion
- Behar Brahoviç (Bajri), 15 vjet, i akuzuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut dhe Dorian Dulit, armëmbajtje pa leje dhe dhe grup kriminal
- Edmond Preka, 11 vjet, i akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen në dëm të Kleanthi Musabelliut, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal
- Astmer Bilali, 10 vjet, i akuzuar për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje në dëm të shtetasve Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici
- Ardrit Hasanbegaj, 9 vjet i akuzuar sigurim kushtesh për të vrarë Ibrahim Licin, pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal
- Xhevahir Lita, 6 vjet, i akuzuar për zbulim i akteve sekrete dhe korrupsion në dy raste
- Oltion Bistri, 9 vjet, i akuzuar për korrupsion, zbulim i akteve sekrete në dy raste dhe pastrim parash

spak kërkon 14 vite burg për biznesmenin pëllumb gjoka

Lini një Përgjigje