Ditën e sotme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.
Në emër të Tamizit dyshohet se Beqiri ka regjistruar pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë pjesë e pasurive të vendosura për të fshehur origjinën reale të pronësisë.
Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore. Hetimet po përqendrohen në gjurmimin e pasurive dhe dokumentimin e rolit të personave të përfshirë në skemën e dyshuar.
Hetuesit kanë zbuluar jahti luksoz në pronësi të Ermal Beqirit rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.
“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave te konstatuara, te cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve te shoqërisë "EA Solution" sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërine "Soft & Solutions" sh.p.k., madje në emër te saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga "Soft & Solutions", konkretisht me shoqërinë "EA Solutions", thuhet në dosjen e SPAK.
Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.
Lini një Përgjigje