TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 10:30

Monika Kryemadhi shkon në SPAK, ironi para mediave: Po iki drejt një beteje ligjore domethënëse

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi shkon në SPAK, ironi para mediave: Po iki drejt një
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Kryemadhi ndaloi përpara mediave, ku nuk munguan ironitë dhe batutat teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme.

Kryemadhi deklaroi se po përballet me një proces të rëndësishëm ligjor.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. A jeni lodhur, apo hiç fare.”, tha Kryemadhi.

Më 28 korrik 2025, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta i cili prej më shumë se një viti ndodhet në burg akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje