Aktualitet26 Maj 2023, 18:01

Mjaftojnë pak minuta shi dhe Tirana “mbulohet” nga uji

Shkruar nga Pamfleti

Mjaftojnë pak minuta shi dhe Tirana “mbulohet” nga uji

Mjaftojnë disa pika shi dhe Tirana përmbytet. Kështu ka ndodhur edhe pasditen e sotme. Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot ka bërë që shumë rrugë të mbulohen nga uji. Pusetat janë bllokuar dhe uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar probleme ne qarkullim.

Rruga pranë mbikalimit të Selitës është “zhytur” në ujë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. E ngjashme është situata dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit.

Mjaftojnë pak minuta shi dhe Tirana “mbulohet” nga uji

Në disa pamje të publikuara në media shihet se situata ka qenë kaotike në zonën e “Ali Demit”.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

permbytje tirane