TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2025, 06:59

Mot i paqëndrueshëm, zonat ku parashikohen reshje shiu gjatë ditës së dielë

Shkruar nga Pamfleti

Mot i paqëndrueshëm, zonat ku parashikohen reshje shiu gjatë

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës parashikohen në jug të vendit.

Era me drejtim nga kuadrati i veriut do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2-4 ballë.

 

Lini një Përgjigje