TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 18:39

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, prezencë uji në dhjetëra banesa

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në fshatin Bardhaj

Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet nga përrenjtë shkaktuan probleme pasditen e së enjtes në fshatin Bardhaj, në njësinë administrative të Shkodrës.

Sasia e ujit rriti nivelin e kanalit kryesor, i cili doli mbi rrugë dhe pengoi qarkullimin. Ujërat u përhapën edhe në tokat bujqësore përreth, duke shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të mbjella.

Në disa zona të fshatit, uji hyri në oborret e dhjetëra banesave, duke krijuar vështirësi për banorët. Situata u përkeqësua nga prurjet e shpejta dhe pamundësia e kanalit për të përballuar sasinë e ujit.

Bashkia Shkodër ndërhyri për pastrimin dhe lirimin e kanalit kryesor. Pas ndërhyrjes, rruga dhe kanali u kthyen në funksion normal.

Autoritetet vendore kërkojnë nga banorët të mbajnë të pastra kanalet kulluese dhe të shmangin hedhjen e mbetjeve, për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme gjatë reshjeve.

moti i keq

Lini një Përgjigje