Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ishte artikuluar fillimisht nga Veliaj gjatë seancës së 2 shkurtit, të zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja në ngarkim të tij.
Vendimi u mor nga relatori i çështjes, gjyqtari Bib Ndreca, i cili vendosi mospranimin e kërkesës së depozituar më 4 shkurt 2026.
Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ishte artikuluar fillimisht nga Veliaj gjatë seancës së 2 shkurtit, të zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Gjatë seancës së fundit në GJKKO, u shënuan përplasje verbale mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe trupit gjykues. Sipas burimeve nga salla e gjyqit, Veliaj braktisi seancën, duke pretenduar se nuk u dëgjua dhe nuk iu dha fjala nga trupi gjykues.
Procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijon, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës së Posaçme i hap rrugë vazhdimit të shqyrtimit të çështjes me të njëjtin trup gjykues.
Lini një Përgjigje