TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 13:07

Muaji shkurt me shira, si parashikohet moti për këtë fundjavë

Shkruar nga Pamfleti
Muaji shkurt me shira, si parashikohet moti për këtë
Sinoptikania Elida Maloçali,

Kushtet atmosferike gjatë ditës së sotme u karakterizuan nga paqëndrueshmëri, ku në disa zona u regjistruan reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.

Sipas parashikimeve meteorologjike, kjo situatë nuk do të jetë afatshkurtër.

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të vijojnë nën ndikimin e të njëjtave masa ajrore, duke sjellë reshje shiu pothuajse gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit.

Intensiteti i reshjeve pritet të mbetet kryesisht i ulët, por në zona të caktuara, veçanërisht aty ku terreni është malor, do të shfaqen shtrëngata afatshkurtra.

Sinoptikanes Elida Maloçali, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të ditës dhe në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mbarojnë edhe shtrëngatat afatshkurta në vendet me reliev malor.

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësinë 8m/s, ndërsa, përgjatë vijës bregdetare, hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12m/s, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat në vlerat e mesditës, nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato do të jenë rreth vlerave 16-17 gradë Celsius.

Lini një Përgjigje