TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 13:07

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Himarë, uji futet në komisariatin e Policisë

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Himarë, uji futet
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Himarë, uji futet në komisariatin e Policisë

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë jugun e vendit, veçanërisht qytetin e Himarës, kanë sjellë probleme të shumta, duke bërë që përroi që përshkon zonën urbane të dalë nga shtrati.

Si pasojë e situatës, disa rrugë të qytetit janë përmbytur, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Burime bëjnë me dije se në katin e parë të godinës ka hyrë ujë, çka ka detyruar punonjësit e policisë të ndërhyjnë menjëherë për të ngritur pajisjet dhe mjetet nga toka, me qëllim shmangien e dëmtimeve.

Situata paraqitet ende problematike, pasi reshjet kanë qenë të forta dhe të pandërprera, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet dhe nivelin e ujërave.

himar permbytje reshje shiu uji futet në komisariatin e policisë

Lini një Përgjigje