
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimate në relievet malore në verlindje e juglindje të territorit.
Ndërkohë temperaturat duket se po shkojnë drejt vlerave të stinës, vjeshtës, duke lënë pas vlerat e larta që regjistroheshin në vend deri para disa ditësh.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Lini një Përgjigje