Analistja dhe gazetarja Anduena Llabani ka thënë ditën e sotme se kreu i SPAK Altin Dumani ka shkarkuar Arben Krajën nga posti i drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Sipas Llabanit Kraja është zëvendësuar me një prokurore grua.
Analistja bën me dije se Dumani e ka argumentuar lëvizjen, me faktin që rendimenti i punës së Krajës s’ka qenë i duhuri.
“Janë pjekur tashmë kushtet që SPAK-u të veprojë, kur je përballë provave dhe fakteve… Në datën 16 Dumani ka bërë një lëvizje domethënëse, ka shkarkuar nga detyra Arben Krajën, që mbante edhe postin e koordinatorit për marrëdhëniet me jashtë. Dicka ka filluar të lëvizë edhe brenda llojit. Nuk dua ta them për momentin emrin kush e ka zëvendësuar, por e ka zëvendësuar një grua, një prokurore. Urdhri për shkarkimin e Krajës u mor nga vet Dumani. Kraja është një prokuror me goxha eksperiencë, që ka marrë pjesë në tryeza ndërkombëtare për pastrimin e parave. Dumani e ka argumentuar lëvizjen. Flitet që rendimentet e punës së Krajës s’kanë qenë të duhurat.", tha Llabani në MCN Live.
Lini një Përgjigje