TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2025, 22:20

Ndryshon ligji, si do të bashkëjetojmë në pallate? Manziku: Banorët do të kenë elemente bashkëpronësie

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshon ligji, si do të bashkëjetojmë në pallate? Manziku:

Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ka folur për bashkëpronësinë dhe rregullat e reja të të jetuarit në pallate.

Mazniku shpjegoi se si do të ndryshojë cilësia e jetës falë këtij ligji, ku theksoi se banorët do të kenë elementë bashkëpronësie edhe në tavanet, fasadat, etj.

Në vitin ‘92 kur ndodhi privatizimi, banorët në mendjen e tyre blenë apartamentin, por fasada, soleta, hapësira e përbashkët, ngeli ende e komunales. Ajo ka sjellë një probleme. Ne jemi të qartë si shoqëria për atë që është private, po ashtu jemi të qartë për ato gjëra që janë publike, por jemi më pak të qartë të atyre gjërave që janë të përbashkëta. Njerëzit kanë element bashkëpronësie”, u shpreh Mazniku në ‘Top Story’ në ‘Top Channel’.

Po ashtu ai foli për përfitimet ku tha: “Elementi i dytë që sjellë është që ligji krijon detyrimin që bashkia të krijojë librin e bashkëpronësisë. Njerëzit thonë ‘pse ti paguaj unë këto leke?’. Ato që administrohen janë më të pastra, riparohen më shpesh, aplikojnë në projektet e bashkisë. Ata që e bëjnë thonë që është rritur cilësia e jetës”.

Lini një Përgjigje