TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 19:57

Nënë Liza, simboli i rezistencës së "5 Majit" i bashkohet tubimit: Kryeministri nuk ikën me "Rama ik", e do me dajak

Shkruar nga Pamfleti
Nënë Liza, simboli i rezistencës së "5 Majit" i
Nënë Liza

Protestës kombëtare kundër qeverisë, që sot ka hyrë në ditën e saj të 28-të, i është bashkuar edhe një nga figurat më të njohura të rezistencës qytetare në Shqipëri, Nënë Liza, simboli i banorëve të "5 Majit", të cilët u përplasën me policinë gjatë prishjes së banesave të tyre.

Duke folur para protestuesve, ajo deklaroi se ka vendosur t'i bashkohet kësaj lëvizjeje, pasi, sipas saj, kryeministri Edi Rama duhet të largohet sa më parë nga pushteti.

"Kam vendosur të bashkohem sepse ky duhet të ikë një sahat e më parë, por nuk ikën ky me 'Rama ik', ky e do me dajak, sikurse na ka nxjerrë nga shtëpitë me dajak. Mua më kanë tërhequr zvarrë, 1500 policë më rrethuan shtëpinë, fëmijët m'i futën në burg", u shpreh Nënë Liza.

Ajo akuzoi qeverinë se ka lënë qytetarët pa mbështetje ekonomike, ndërsa tha se familja e saj ka mbetur pa shtëpi dhe është detyruar të ndryshojë disa herë banesën me qira.

"Jam pa lekë dhe pa shtëpi. Katër herë kemi ndryshuar shtëpinë me qira. Pensionet i rriti vetëm 2 mijë lekë. Është mësuar vetëm të mashtrojë, sepse ka lekë të mbajë gjithë botën e jo më Shqipërinë", tha ajo.

Në fjalën e saj, Nënë Liza reagoi edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, i cili më herët i ka cilësuar shqiptarët si "dele".

"Na quajti dele, kush janë delet? Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet", deklaroi ajo.

Në përfundim, simboli i rezistencës së "5 Majit" tha se protesta nuk duhet të ndalet deri në largimin e kryeministrit.

"Kemi marrë një shtëpi, faqja e zezë, s'ka asgjë brenda. Kjo protestë duhet të mbyllet kur të ikë Edi Rama", u shpreh Nënë Liza.

nene liza proteste

Lini një Përgjigje