TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 21:48

"Nesër në shesh do të zbresë edhe UÇK-ja kundër Ramoviçit", protestuesi: Mos na sabotoni!

Shkruar nga Pamfleti
"Nesër në shesh do të zbresë edhe UÇK-ja
Organizatori në protestë

Nga protesta e mbrëmjes së sotme u paralajmërua një tjetër tubim për nesër, teksa një prej aktivistëve organizatorë u kërkoi qytetarëve të ruajnë unitetin dhe të mos bien pre e provokimeve.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se protestës pritet t’i bashkohen edhe pjesëmarrës të tjerë, duke përmendur edhe UÇK-në, ndërsa shprehu kundërshtimin ndaj politikave të kryeministrit Edi Rama dhe nismës së Ballkanit të Hapur.

“Nesër edhe UÇK-ja do të zbresë në shesh kundër Ramoviçit dhe kundër Ballkanit të Hapur. UÇK, UÇK...”, deklaroi ai para protestuesve.

Më tej, aktivisti kërkoi mirëkuptim nga pjesëmarrësit për organizimin e protestës, duke theksuar se nisma nuk përfaqëson një organizatë të strukturuar dhe se mund të ketë pasur mangësi gjatë menaxhimit të turmës.

“Jeni më të mirët, na mirëkuptoni, nuk është e lehtë të menaxhosh një masë kaq të madhe. Nuk jemi organizatë, kemi edhe gabime, bashkë me ju. Por jemi kundër propagandës që do të na sabotojë e përçajë. Do të vazhdojmë deri në arritje, nesër më shumë”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës, ai falënderoi edhe pjesëtarët e diasporës që, sipas tij, kishin marrë pjesë në protestën e së shtunës, duke bërë thirrje për mobilizim më të madh në vijim.

protesta

2 Komente

  1. T
    Tony

    Si te gjithe Shqiptaret edhe une jam kunder "bemave" te Rames e "bemave" te Berishes. Jemi te gjithe Shqiptaret te deshperuar qe keta te dy, bashke me klanet e tyre mafioze qe e kane lene Shqiperine si mos me keq te perfundojne pas hekurave. Keta muterit e Kosoves te rrine atje ku jane se bejne punen e Beogradit. Nje here u turr Albin Kurti te merrte pjese ne zgjedhjet e Shqiperise me particken e tij VV. Kjo ishte nje thagme qe nuk kaperdihej. Si ka mundesi nje parti e nje shteti tjeter te kerkoje te marre pjese ne zgjedhjet e nje shteti tjeter? Vellazeria vellazeri por sekush ne shtepi te vet. Kosovaret nuk jane aq te paster sa pretendojne. I kemi pare edhe jashte trojeve. Te punojne fort e te ngrihen e zhvillohen intelktualisht e me mirekuptim vellazerish te bashkohemi e jo me pislleqe trushpelaresh nga Beogradi. Kush Shqiptar nga Shqiperia ka shkuar ne Kosove te fusu hundet ne punet e shtetit te Kosoves, eshte i pergjeruar per passaporte te Kosoves e ka blere shtepi ne Kosove? Ah, po Shqiptaret e Shqiperise hapen dyert e shtepise e bene sa munden per te mbeshtetur luften e Kosoves e iu gjinden si vellau vellaut, ne dite te veshtira e do ta bejne sa te kene frymen.

    1. Z
      Zeri i vetmuar

      Nuk jam kunder protestes, as kunder asaj mase te madhe njerezish qe e mbeshtesin ate, ashtu si une. Shume mire qe u krijua dhe grupi organizator, por nuk jam dakort me ca fytyra qe gjithe diten rrine para xhamise te Pazari i Ri dhe ne darke dalin si protagoniste per hallet e ketij populli dhe kunder kesaj qeverie?! Si nuk degjuam te flase dikush per minimumin jetik, pagat qesharake apo ata hallexhinj te vertete, pensionistet e shkrete, qe i sherbyen ketij vendi dhe mezi ngrysin diten!! Po per zenien e hapesirave, ndertimet pa kriter, plehrat qe kane mbuluar qytetin dhe per ate kodosh "polici bashkiake" qe mbahet me leket tona? Hallet dhe problemet jane shume me teper se kaq...... vetem keshtu protesta do jete me masive, vetem keshtu mund te kete revolucion

      Lini një Përgjigje