Aktualitet 6 Qershor 2023, 20:31

Nga shpallja “non grata” dhe “Dosja 339”, te lirimi i Lulzim Berishës, akuzat me të cilat është përballur Vangjush Dako

Shkruar nga Pamfleti

Nga shpallja “non grata” dhe “Dosja 339”, te lirimi i

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u prangos sot me urdhër të SPAK. Por për vite të tëra me radhë ka pasur shumë akuza ndaj tij dhe ai ja ka hedhur paq.

Kujtojmë se në 30 korrik 2019 Departamenti i Shtetit vendosi ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.  Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Më herët në vitin 2016 Dako u përfshi në lirimin kontravers të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza. Bashkia dha garanci për lirimin e tij. 

Po ashtu Dako në vitin 2017 u përfshi në dosjen e famshme, “339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit atij viti, si dhe bashkëpunimin me grupin Avdylaj.

Nga përgjimet kuptohet se:

1— Astrit Avdylaj cakton kandidatët për deputet në Durrës

Astrit Avdylaj i telefonon Ardian Kokomanit, Kryetar i Bashkisë Shijak, për ta njoftuar se do të jetë të nesërmen në një takim me kryebashkiakun Dako, për të diskutuar se si mund të përfshijnë Ilir Ndraxhin në listën e deputetëve. Avdylaj i kërkon Kokomanit të jetë i pranishëm në takim.

Avdylaj: E di pse të mora unë? Nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit. Unë, ti, Gjushi, Iliri (Ilir Ndraxhi), vllai i Lirit dhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës. Prandaj të kam marrë sot….

Kokomani: Në orën 10 më duket se është dhe 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish futbollisti jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe të takojmë atje.

Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutoshim, ishte dhe Juli… e kupton? Të jesh edhe ti se normal po s’ishe ti.. a më kupton?

Kokomani: Kuptoj. Titi pa merak se do jem dhe në ceremoni dhe do jem atje. Pa merak.

Më pas, në një bisedë të dytë ndërmjet Astrit Avdylaj dhe Arjan Ndraxhit, vëllai i deputetit të PS Iliri Ndraxhi, Astrit Avdylaj tregon se ka takuar Dakon dhe i ka kërkuar të vendosë në listën për deputet Ilir Ndraxhin dhe Elton Arbanën.

Nga përgjimi kuptohet se Avdylaj i ka kërkuar Dakos të vendosë në listën e deputetëve të PS-së, Elton Arbanën, Kryetar i PS-së së Shijakut dhe Ilir Ndraxhin.

Astrit Avdylaj i telefon Arjan Ndraxhit, vëllait të deputetit të PS-së Ilir Ndraxhi, dhe e pyet nëse vëllain e tij e kanë thirrur për t’i thënë se do të ishte kandidat i PS-së në Durrës. Ai tregon se ka qënë në tavolinë me Dakon, kur ky i fundit i ka premtuar se Elton Arbana do të ishte i 10 ose i 11 në listë.

Avdylaj tregon se ka nisur planin për të marrë votat në Shijak. Madje ai thotë se do të fitojnë “10 me zero” dhe do të habisin edhe vetë të “madhin” (Edi Ramën). Aktualisht, Ilir ndrazhi është deputet i PS-së në Durrës, ndërsa Elton Arbana është kandidat për kryetar të Bashkisë Shijak.

Avdylaj: Mora vetëm për të të pyetur a e ka marrë njeri në telefon.

Arjan Ndrazhi: për çfarë?

Avdylaj: Nëse e kanë marrë vëllain në telefon, apo i kanë thënë ndonjë gjë.

Arjan Ndrazhi: Jo vëlla. Ai tha se do të takohej me ty. Por ti nuk ihse dje, se luante Juvja. Ai tha se Juli ka folur dhe do takoheni nesër.

Avdylaj: Ok unë po pres. Vangjushi më tha është e mbaruar. Me kupton ca po them. E kemi në xhep. Sic i tha Eltonin me 25, ai do jetë në listë i 10-ti ose i 11-ti. Unë po punoj këtu. Nuk kam dalë në Pazar. Por kam takuar njerëz. Këdo që mund ët marrë vota. Ti e di unë kam shumë shumë. Ai lart (Edi Rama) duhet të jetë krenar për ne. Do ti japin një fitorë 10 me 0, do ta cudisim, (Edi Rama).

2— Avdylaj i bëjnë presion nënpunësve publik për të votuar për PS-në

Avdylaj i telefonon Ivo Doçit, Drejtor në Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD), Shijak, dhe i kërkon atij të bëjë një listë me nëpunësit e UKD-së, që janë mbështetës të Partisë Demokratike në mënyrë që “t’i shkundë ato”: të votojnë për Dakon, ose përndryshe do të largohen nga puna.

Ai i kërkon Docit listën me nënpunësit e institucionit për t’i bërë presion të votojnë për PS-në.

Avdylaj: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra.

Doçi: I kam nda unë. I kam gati.

Avdylaj: Se ne duhet me i thirr atyre që t’i tundim nga icik. O ke puna, t’na japin votën. O të ikin të shtëpia.

Doçi: I kam gati të gjitha. Edhe kush ka hy në punë, dhe kush ka qenë. I kam kshu me kompjuter.

Avdylaj: Du t’mi qethësh.

3— Avdylajt i kërkojnë Dakos favore në hipotekë në këmbim të votave

Në një bisedë tjetër, Kryebashkiaku Dako i kërkon Astrit Avdylajt të shkoj me të në Ishëm për të takuar votuesit. Në këmbim Astrit Avdylaj i kërkon Dakos që të mbarojë ‘një punë’ për të në Hipotekë.

Ndërkohë, nga biseda del se Avdylaj, jo vetëm takohet dhe ka miqësi me drejtuesit e institucioneve publike në Durrës, por ai është shumë i afërt me Dakon, madje në një moment duket sikur ai e urdhëron Dakon.

Dako: Thuaj byrazerit unë po iki tani në Ishëm për tek ata cunat.

Avdylaj: Do ta lejm pak më vonë, se tani jam me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Këtej nga Hipoteka, po pres Anin. Ani do vij të të takoj ty drejtori apo?

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës, atëherë.

Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se sbën. Le të mbarojmë pak punë me Anin këtu. Po presim për Anin se do mbaronte punë në Bashki. Po pres këtu në drejtori, vëlla.

Avdylaj: Hajde të du fort vllao.

4— Avdylaj komandon drejtuesit e administratës

Avdylaj telefonon Elton Arbanën dhe me ton të irrituar i kërkon të ndërhyjë tek Artur Çela, drejtor në Bashkinë Durrës, për të ndaluar vënien e gjobava në një fermë në Sukth. Avdylaj thotë se nuk është Dako, pasi është me Edi Ramën në Zvicër, dhe nuk ka se ku ta telefonojë. Për këtë arsye po telefonon Arbanën.

Avdylaj:Ore ka shkuar në fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba (Drejtori i INUK në Durrës, Artur Cela). Po nuk është Gjushi aty, o me Edin në Zvicër. A më kupton?! Se çkam ca me ashu….

Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro icik këtë. Thuaji ke bë gabim që ke shku aty në fermë se nuk është Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë skam ku marr.

Arbana: Direkt tashti e marr unë.

dako akuza