Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat qytetare që prej javësh po zhvillohen kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas Ngjelës, kryeministri po injoron pakënaqësinë e gjerë publike dhe po vepron sikur nuk e kupton se protestat janë drejtuar ndaj tij. Ai argumenton se qëndrimi i Ramës në krye të Partisë Socialiste po i shkakton dëme vetë forcës politike që drejton.
Ngjela thekson se protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj Partisë Socialiste, por paralajmëron se situata mund të ndryshojë nëse kryeministri vazhdon të refuzojë largimin nga drejtimi i partisë.
"Ngaqë kokëfortësia e tij për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste, dëmton edhe PS, por edhe Shqipërinë, sepse revolta paqësore e protestuesve mund ta agravojë gjendjen shoqërore në Shqipëri", shkroi ai.
Sipas avokatit, këmbëngulja e Ramës për të qëndruar në krye të PS-së rrezikon të përshkallëzojë pakënaqësinë qytetare dhe të krijojë pasoja më të gjera për jetën politike dhe shoqërore në vend.
Postimi i plotë i Ngjelës:
"Edi Rama nuk e kupton dot se kush është ai dhe cila është Partia Socialiste.
Opinioni publik është hedhur në protestë kundër Edi Ramës. Por ai po bën sikur nuk po kupton.
Dhe po e dëmton shumë Partinë Socialiste.
Prandaj duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.
Dhe kjo po tregon se Rama është patologjik dhe jo politikan.
Protestuesit janë kundër Edi Ramës.
Por jo kundër Partisë Socialiste.
Prandaj Rama duhet të japë dorëheqjen, ngaqë kokëfortësia e tij për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste, dëmton edhe PS, por edhe Shqipërinë, sepse revolta paqësore e protestuesve mund ta agravojë gjendjen shoqërore në Shqipëri.
Kurse deri tani protestuesit janë hedhur vetëm kundër Edi Ramës, prandaj...
Po të vijojë me acarim, kjo protestë, e shumuar në numër, protestuesit do të ngrihen edhe kundër Partisë Socialiste.
Atëherë???"
Lini një Përgjigje