TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 12:36

“Nuk jam njohur me aktet e dosjes”, GJKKO shtyn sërish gjyqin për ish-ministrin Ilir Beqaj

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jam njohur me aktet e dosjes”, GJKKO shtyn sërish gjyqin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë edhe një herë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi ai nuk është njohur plotësisht me aktet e dosjes.

Kjo është shtyrja e radhës në procesin ndaj ish-ministrit, i cili përballet me akuza të rënda. Seanca e radhës është caktuar për datën 11 dhjetor.

Beqaj po gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, sipas pretendimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Gjykata pritet të vendosë në seancën e ardhshme mbi vijimin e procesit dhe kërkesat e palëve.

Lini një Përgjigje