TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 11:43

Sherri mes adoleshentëve për një koment në “Tik Tok", banorët: Jemi të tronditur, ka degraduar shoqëria

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes adoleshentëve për një koment në “Tik

Sherri mes adoleshentëve në Durrës për një koment në “Tik Tok”, degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë një 15-vjeçar u godit me thikë 4 herë pas konfliktit me një 14-vjeçar.

Sherri ka nisur jashtë ambienteve të shkollës. Ndërsa banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, për këtë situatë.

Ata kanë ngritur alarmin për përdorimin e lëndëve narkotike, pasi theksojnë se një pjesë e madhe e adoleshentëve të zonë janë përdorues të këtyre substance. Po ashtu, shprehen të alarmuar edhe për fenomenet në rrjete sociale.

“Ka degraduar shoqëria, familja. Po ashtu ka përgjegjësi komuniteti, mësuesi e shteti dhe kjo vjen zinxhir”, thotë një banor.

Ndërkohë në dëshminë e tij 14-vjeçari që dyshohet se qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij gjatë sherrit, fillimisht ka shfaqur pendese.

Ai ka deklaruar se konflikti mes tyre kishte nisur pas një sherri që kishin pasur disa dite më parë në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje