TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 12:20

Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës

Niveli i lumit Vjosa pranë Urës së Mifolit në Vlorë është rritur sërish në kuotat 6.75. Lumi ka dalë nga shtrati te pjesa e pazarit.

Reshjet kanë bërë që të rritet edhe niveli i lumit Shushicë. 

Në bashkinë Sarandë, ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa po vijohet puna për rregullimit e argjinaturës së çarë në Çukë-Bërdënesh. 

Në Delvinë, po punohet për urën provizore që lidh Delvinën me fshatrat Lefterhor. Kakodhiq, Sopot si dhe pastrimet e rrugëve nga prezenca e gurëve. Ndërkohë, 4 banesa në fshatin Vllahat rrezikohen nga rrëshkitja e tokës. 

Ndërsa në Bashkinë Finiq, po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale në fshatrat Leshnicë e Poshtme dhe Leshnicë e Sipërme si edhe Kostar e Brajlat.

1 Komente

  1. D
    Dardha e ka bishtin pas

    Le se po punojne mashtrusit. Ashtu per ibret asgje nuk bejne.biles thone ska fonde i hengri zjarri ne behar

    Lini një Përgjigje