TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 21:51

Nuk ndalen protestuesit në Tiranë, mijëra qytetarë vijojnë marshimin prej më shumë se dy orësh

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen protestuesit në Tiranë, mijëra qytetarë

Numri i qytetarëve që i janë bashkuar protestës kundër qeverisë vijon të shtohet, ndërsa ata po marshojnë në rrugët e Tiranës prej 2 orësh duke protestuar kundër qeverisë. Mijëra protestues kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, protestuesit kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth, duke krijuar një lumë njerëzish që lëviz në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e Rama.

Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Populli vendos”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunizmi”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkohuni me ne”, ndërsa protestuesit kanë shfaqur pankarta dhe flamuj kombëtarë.

Në protestë marrin pjesë qytetarë të të gjitha moshave, nga të rinj e studentë deri te familje me fëmijë dhe të moshuar, të cilët kanë zgjedhur të bashkohen në atë që organizatorët e konsiderojnë një reagim qytetar kundër qeverisë.

Pamjet tregojnë se fluksi i pjesëmarrësve vijon të rritet, ndërsa kolona e protestuesve shtrihet në disa segmente të bulevardit kryesor. Në këto momente, turma arrin deri në zonën e njohur si Vila e Enverit, ndërsa qendra e Tiranës mbetet e dominuar nga marshimi dhe thirrjet e protestuesve.

Protesta kundër qeverisjes Rama u mbajtën edhe në qytetet si: Shkodër, Korçë, Durrës dhe Vlorë.

Nuk ndalen protestuesit në Tiranë, mijëra qytetarë

Lini një Përgjigje