Aktualitet22 Prill 2024, 08:22

Pandemia X e organizuar, Ulqinaku njeriu kryesor i OBSH që i bën presion edhe Ramës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pandemia X e organizuar, Ulqinaku njeriu kryesor i OBSH që i bën

Në media është folur shpesh që pritet një pandemi e re, e cila është emëruar X. Sipas Alfred Cakos gjithçka është e organizuar dhe takimet për këtë kanë nisur që në mars:

Alfred Cako: Rreziku më i madh tani është plandemia e re që këta kanë programuar

Anja: Doja të të pyesja: Ku konsiston kjo plandemia e re, që është virusi X

Alfred Cako: Po, këta thonë një sëmundje e panjohur që mund të bjerë. Po ku e dinë këta? Në tërë historinë e njerëzimit dy sëmundje kanë rënë: kolera dhe murtaja. binin një herë në 400 vjet, 500 vjet. Ku e dinë këta që do binë vitin tjetër?! Doli në një deklaratë kreu i OBSH që kërkon të bëhet kryeministri botëror, i pazgjedhur nga askush, duke marrë sovranitetin e kombeve, sepse, në fshehtësi të parlamenteve, në fshehtësi të mediave, shtypit. Se në Shqipëri vetëm unë e them. Këta analistë, gazetarë, nuk hulumtojnë dhe kur më shohin mua thonë: 'Ky konspiracionisti!' Nuk e kuptojnë se unë jam 10 hapa para atyre. Sepse unë e ndjej rrezikun dhe u themi njerëzve 'Kujdes!'

Anja: Çfarë mund t'u themi shqiptarëve për pandeminë X?

Alfred Cako: Në muajin maj ky ka thënë që do firmosin të gjitha vendet. Sepse këta janë ngrindur se në muajin mars kanë bërë 7 a 5 takime në OBSH. Takimet janë bërë edhe fizikisht, me nga një përfaqësues që shkon në mënyrë të fshehtë. Është një Ulqinak që kemi patur ne këtu. Ai është njeriu kryesor i këtyre. Është bektashi. Ai është më i forti i këtyre, që u bën presion edhe Ramës, përfaqësues OBSH

Anja: Është ulqinak me origjinë, apo nickname?

Alfred Cako: Jo, ka mbiemrin. Është doktor. Ai edhe fëmijën e tij e shet, edhe babën edhe nënën e tij i shet. Vetëm të ketë ndonjë përfitim. Janë disa doktorë: një Sallabanda andej nga Spanja që po tí hysh në faqen e tij e sheh me jahte. Edhe jep këshilla: bëni këtë, bëni atë, gjithçka që thoshin ata. Dikur në raste të rralla kishin moshat mbi 50 vjeç probleme me zemrën. Tani kanë probleme edhe moshat 15-16 vjeçare që kanë bërë vaksinat e covidit. Sa vdekje sportistësh kanë ndërruar jetë në fushë futbolli?! Qeveria gjermane i ka kërkuar falje popullit të vet që i vaksinoi.

(min. 30:40 deri 34:18)

alfred cako ppp anjeza husha pandemia x