TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2025, 06:55

Parashikimi i motit për ditën e martë; Rikthehen reshjet e shiut, zonat me rrezikun më të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit për ditën e martë; Rikthehen reshjet e shiut,

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se do të ketë prezencë të reshjeve të shiut që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës me shtrëngata, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Lini një Përgjigje