TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2025, 07:06

Parashikimi i motit, si ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së premte

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit, si ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Krahasuar me dy-tre ditët e fundit, gjatë të premtes do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në disa nga qytetet e vendit, ku termometri do të shënojë maksimalisht 35 gradë në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në Tiranë temperature maksimale do të jetë 34 gradë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Parashikimi i motit, si ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit, si ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

 

 

Lini një Përgjigje