Aktualitet 3 Mars 2024, 08:16

Parashikimi i motit/ Sot gëzojuni diellit, por nesër rikthehen reshjet

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit/ Sot gëzojuni diellit, por nesër rikthehen reshjet

Moti në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar, do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, duke gjeneruar herë pas-here pika shiu. Por në mesditë priten kthjellime. Ndërsa Tirana dhe pjesa jugore e vendit do i gëzohet diellit. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13 / 21 °C , në vendet e ulëta: 12 / 22 °C dhe në vendet malore: 8 / 16 °C.

Por ditën e nesërme moti vjen me ndryshime. Të hënën parashikohen reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, gjë që do të vijojë dhe ditën e martë. Ndërsa të mërkurën pritet që moti të hapë.